Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vizitë të dielën në Tiranë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të zhvillojë të dielën një vizitë të shkurtër në Tiranë.

Ai do të qëndrojë në kryeqytetin shqiptar vetëm disa orë. Në qendër të bisedës me zyrtarët shqiptarë do të jetë siguria rajonale, por edhe aktualiteti politik në Shqipëri.

Sigal

Më pas Stoltenberg do të udhëtojë drejt Maqedonisë për të zhvilluar disa takime me zyrtarët e lartë të vendit fqinj në Shkup.