S’duhet të jetë deputet përdoruesi i lëndëve narkotike

444
Kanë kaluar 11 muaj, nga ajo marrëveshje e 26 dhjetorit 2014, kur mazhoranca dhe opozita nënshkruan marrëveshjen për dekriminalizimin. U ngrit edhe komisioni parlamentar për dekriminalizimin, por që në fakt, jo vetëm që nuk u bë asgjë, por në zgjedhjet elektorale të 21 qershorit 2015, shumë kandidatë me rekorde kriminale u futën në listat për kryebashkiakë, madje, sipas akuzave politike të ndërsjellta, shumë prej tyre edhe u zgjodhën kryebashkiakë. U desh akuza publike e ambasadorit amerikan Lu, të hënën e kësaj jave, i cili bëri fjalë për “deputetë kriminelë”, që mazhoranca dhe opozita, më së fundi, të miratojnë në Komisionin Parlamentar të Dekriminalizimit një projektligj. Mirëpo, ky projektligj është i mangët.
Sigal