Basha: Ligji i pronave, dhunim i hapur i të drejtave të pronarëve

347
Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me projektiligjin për kompensimin e pronave. Në një deklaratë Basha tha se ky pr/ligj dhunon pronaret dhe bie në kundërshtim me angazhimet e Shqipërisë para Këshillit të Europës.

Basha: Projektligji Rama për moskompensimin e pronarëve është një dhunim i hapur dhe i papranueshëm i të drejtave legjitime të pronarëve. Ai bie në kundërshtim të hapur me angazhimet dhe detyrimet e Shqipërisë para Këshillit të Europës si dhe është në kundërshtim të plotë me jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Partia Demokratike do ta kundërshtojë deri në fund këtë projektligj. Ne jemi në krah të pronarëve. Së bashku me ta do të reflektojmë për zgjidhjet e drejta për problemet e pazgjidhura me pronat dhe pronarët.
Sigal