Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në samitin mes Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore, që zhvillohet në Riga të Letonisë.
Nisma e quajtur 16+1, synon të thellojë dhe zgjerojë bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrëse. 11 prej këtyre vendeve janë anëtare të Bashkimit Europian.
12 drejtimet ku synohet rritja e bashkëpunimit janë: energjia, infrastruktura, transporti, teknologjia, bujqësia, zonat ekonomike, shëndetësia, mjedisi, arsimi, kultura, financa, qeverisja lokale.

















