Sali Berisha: Porti i Durrës është kthyer në fasadë të Edvin Mafisë

511
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se Porti i Durrësit ka 7 vjet që është kthyer në një port, ku operon mafia e drejtuar nga Edi Rama.

Berisha thotë se në portin e Durrësit janë bërë prokurime korruptive skandaloze.

Postimi i Berishës:

Pasi shtynë për 7 vite fillimin e thellimit të portit, Edvin Mafia dhe ndrikull Riformato bëjnë show në Durrës!

Miq, në vitin 2013 pas thellimit të ndjeshëm të portit të Sarandës, Vlorës, Shëngjinit, kishte përfunduar projekti, gjetur financimi dhe kishin nisur procedurat e prokurimit të thellimit të portit të Durrësit për të bërë të mundur futjen e anijeve të mëdha të mallrave gjer në 50 mijë ton.

Për shkak të korrupsionit ky projekt u arkivua në arkivat e hajnisë qeveritare për 7 vite dhe u rikthye sot si fasadë e një xhiroje në port e Edvin Mafisë!Rama ik! sb