Saimir Tahiri mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ja kush e shoqëron

512
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Tahiri ka mbërritur në orën 14:01 në Prokurorinë për Krimet e Rënda ku do të merret në pyetje nga Prokurorët e çështjes. Tahiri është paraqitur vetëm por pas tij kanë mbërritur menjëherë edhe dy avokatët e tij Artan Hajdari dhe Maksim Haxhia.
Tahirit i ka mbërritur sot në banesë ftesa e cila mban firmën e prokurorit Besim Hajdarmataj dhe kërkohet në Prokurori për të dëshmuar.
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e ish- ministrit Saimir Tahiri si i përfshirë me bandën e Habilajve, anëtarët e të cilëve janë arrestuar në Itali për trafik droge dhe armësh, por Kuvendi me votat e mazhorancës rrëzoi kërkesën e Prokurorisë.
Një ditë më parë, 4 oficerë të policisë gjyqësore kontrolluan banesën e ish-ministrit për disa orë me radhë. Kujtojmë se ditën e parë pas publikimit të përgjimeve të grupit “Habilaj”, Tahiri kërkoi një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla por që nuk u realizua kurrë.
Tahiri ka deklaruar më parë se nuk ka asnjë ore kohë për të humbur duke i kërkuar prokurorisë së Krimeve të Rënda të përshpejtojë procesin për zbardhjen e së vërtetës.
Sigal