“Sa herë e ke përdorur fjalën qorr?”, Rama ‘humb fillin’ nga përballja me studentin e verbër: “S’jam më i miri, por më të mirë se unë s’keni parë”

606
Sigal

Kryeministri Edi Rama është përballur mbrëmjen e sotme gjatë emisionit “Opinion” me një student të verbër.

Ai është kryqëzuar në studio nga ai, ndërsa i ka kërkuar se përse nuk është zbatuar ligji për këtë kategori që u mundëson arsim falas. Gjatë pyetjeve të studenti, kryeministri e ka ‘humbur fillin’ ndërsa tha: “S’jam më i miri, por më të mirë se unë s’keni parë!”.

Pjesë nga intervista:

Studenti: Përse nuk është zbatuar ligji për studentët e verbër?

Rama: Ligji ju njeh ju të drejtën dhe deri kur shkoni në nivel master e keni automatike. Dhe në nivel master janë Universitet që e vendosin gjë që nuk e kanë bërë. Unë nuk i di të gjitha. Universitetet janë në autonomi, dhe qeveria nuk mund të ndërhyjë. Por Ju dhe kategori të tjera sot po vënë në dukje?

Studenti: Kishte pranuar fjalën “ndrikull”, a jeni në dijeni sa letra i kemi çuar ministres Nikolla që të bëhet falas për ne?

Rama: Për aq sa ju nuk i drejtoheni me respekt, më vjen keq por nuk kam çfarë të them.

Studenti: Sa herë e keni përmendur fjalën qorr duke iu drejtuar Arlindit? Si mund të ndihem unë.

Rama: Kam thënë mbiemrin e tij.

Studenti: Mund ti drejtoheshe në emër.

Fevziu: Sa studentë janë me aftësi të kufizuar?

Studenti: Jemi rreth 100 e ca studentë që vijojmë studimet shumë kanë mbaruar e janë pa punë. Studioj në privat se shteti nuk ma mundësoi bursën.

Studenti: A keni një datë kur do të na i plotësoni të gjithë kërkesat?