Ruçi u tërheq veshin ministrave:Mos u sillni si kryeministër, jepni llogari!

488
Sigal

TIRANE – Në mungesë të opozitës në Kuvend, ka qënë kryetari i grupit Parlamentar të PS Gramoz Ruçi ai që ka kërkuar “llogari” nga ministrat e qeverisë. Që në nisjen e punimEve të kësaj seance, Ruçi ka kritikuar ministren e Inovacionit Milena Harito, duke i kërkuar të respektojë rregulloren e Kuvendit.
 
Harito morri fjalën gjatë diskutimit të projektligjit “ Për njoftimin dhe konsultimin publik”, por sipas kreut të socialistëve në Kuvend ishte në kundërshtim me rregullore.

“E ndoqa me shumë vëmendje zonjën ministre e përgëzoj për çka paraqiti nuk kam asnjë vërejtje për të ishte ekselente shumë argumentuese dhe bindëse. Por dua t’i kujtoj ministers, juve që drejtoni seancën dhe gjithë ministrave. Fjala që paraqitët do të kishte vend ta kishit marrë në fillim sipas rregullores dhe procedurave parlamentare. Pasi mbyllet diskutimi dhe pasi flasin përfaqësuesit e grupve paralamentare nuk keni me te drejte ta merrni fjalën. Pasi mbyllet diskutimi dhe pasi flasin përfaqësuesit e grupve paralamentare nuk keni me te drejte ta merrni fjalën. Nëqoftëse do ta merrni fjalën pas mbylljes se diskutimit, kërkoni qe te hapet diskutimi nga e para. E ndoqa me vëmendje, thashë se s’kam asnjë vërejtje, por s’kishit asnjë të re për ta hapur diskutimin nga e para kur ishte mbyllur diskutimi. Prandaj këto janë proceduara dhe praktikat parlamentare. Keni një vit ministre i mësoni dhe me parlamentin te jeni korrekt herën tjetër”, deklaroi Ruçi. 

Fjalimi i Tahirit e Gjiknurit, Ruçi: Po silleni si kryeministër
Por më i ashpër kryetari i grupit Parlamentar të PS-së u shpreh në adresë të ministrave Damian Gjiknuri dhe Sajmir Tahiri, pasi këta diskutuan për operacionin kundër vjedhësve të energjisë. Sipas Rucit, fjalimet e tyre dukeshin të tilla, ku ne vend të japin llogari, kërkojnë llogari.

“Nuk jam në gjendje të dalloj se kur fillon ministri dhe kur vazhdon kryeministri. Qeverisja nuk bëhet me aksion, por me qeverisje çdo ditë. Folët nga 15 minuta dy ministrat, por para së gjithash, sistemi vuan nga keqmenaxhimi dhe keqadministrimi. Janë 2252 elektriçistë që ka sistemi dhe ju mendoni se këto lidhje të paligjshme nuk i kanë bërë këta? Absolutisht, që këta i kanë bërë. Po fusni ca konsumatorë hajdutë brenda, ndërsa lihen hajdutët jashtë”, u shpreh Ruçi.

Më tej, duke iu drejtuar ministrit të Brendshëm, ai theksoi se ‘krimi nuk luftohet me aksione policie, por çdo ditë”.

“Ne do kërkojmë llogari për këto tregues. Kur vini këtu duhet të përgjigjeni si ministër për administrimin e sistemit që keni në varësi.Nuk luftohet krimi me aksione policie, por çdo ditë. Nuk mendoj se ka krim më të madh se ato 150 milion eurot e dëmeve. ‘Do ju thërrasim në interpelancë se për këtë jemi votuar, për votëbesimin që na ka dhënë elektorati”, theksoi Ruçi. 

 
Këto kritika kryeministri Edi Rama i ka  kaluar me një falenderim për kreun e PS-së në Kuvend. Sipas Ramës reagimi i Ruçit ndihmon qeverinë të shpejgohet edhe më mirë për këto aksione që po merr.
 
“Duke e falenderuar kryetarin e grupit për nxitjen e mëtejshme të këtij diskutimi, që na ndihmon të shpjegojmë mësë miri për publikun gjithçka që po bëjmë dhe duke e miratuar atë që tha se është me fort rëndësi që t’i shfrytëzojmë këto seanca edhe për interprelanca edhe për diskutime që na ndihmojnë për të përcjellë vizionin dhe problemet që me të cilat përballemi tek publiku, gjë e cila në mungesë  të opozitës është më e vështirë, dua të shpreh gjithë vlerësimin tim më të lartë për punën e shkëlqyër të ministrit të Energjisë, ministrit të Brendshëm, ministrit të Mirëqeniës Sociale, të Ministrit të Ekonomisë dhe të gjithë grupit që duhet të jenë sot krenarë që ja kemi dalë ta vendosim këtë proces në atë rrugë që nuk është më rruga pa fund e 20 viteve, po është rruga që ka stacion dhe ka një mbërritje të sigurtë dhe të suksesshme, jo për qeverinë, por për mbarë vendin tonë”, deklaroi Rama.