Rritja e çmimit të energjisë, Meta: ERE të thirret në seancë urgjente në Kuvend, duhet të japë sqarime

117
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat, ka kërkuar që të thirret në një seancë urgjente dëgjimore në Kuvend, Enti rregullator i Energjisë, për të dhënë sqarime lidhur me vendimin për fashën e konsumit të energjisë

Ilir Meta: Vendimet e fundit të ERE, me të drejtë kanë sjellë një impakt tepër negativ, jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga përfaqësuesit të sipërmarrjes dhe biznesit në vend, ndaj jam sot këtu për të shprehur mbështetjen më të plotë të kërkesës së konfindustrias për Kuvendin e Shqipërisë për të thirrur në seancë urgjente ERE pikërisht për të arsyetuar vendimin e fundit për fashën e konsumit të energjisë dhe problematikat e menaxhimit të sistemit për periudhën 2021 dhe 6 mujorin e parë të vitit 2022.

Ky ent e ka për detyrë ligjore të sqarojë në mënyrë profesionale para Kuvendit arsyet financiare, teknike dhe institucionale të sistemit energjetik që kanë çuar në pranimin e  plotë të propozimit të qeverisë për rritjen e fortë të çmimit të energjisë elektrike.