Berisha: Rama mbushi arkat me trefishimin e çmimeve, por nuk u ktheu asgjë qytetarëve

110
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me banorët e Gramshit këtë të martë deklaroi se kryeministri Edi Rama mbushi arkat me trefishimin e çmimeve. Berisha tha se Rama nuk u ktheu qytetarëve asgjë ndërsa shtoi se kreu i qeverisë ka braktisur çdo sektor të biznesit.

“Edhe në parlament aty ku jam, ti dëgjosh ata thuhet se ju jeni njerëzit e lumtur, qytetarëve nuk u mungon asgjë, edhe qumësht dallëndyshe kanë, sipas tyre, sepse e çdo gjë e matin me veten e vet.

Çdo vendim e marrin për interesat e tyre dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Sot deklaronte se arka është mirë. Shumë e thjeshtë pse arka është mirë, sepse çmimet u 2-3 fishuan dhe për rrjedhojë të ardhurat nga TVSH, u 2-3 fishua, por ku u mor ajo. Ua mori ju, te ju e mori atë taksë, demokratë, socialistë që të gjithë.

Ju e paguat atë. Por sa ua kthej.  Kjo ka ndodhur edhe në vende të tjera, por çfarë kanë bërë qeveritë e tjera. Ua kanë kthyer qytetarëve. Sepse ajo është marrë direkt nga xhepat tuaj, në çdo kile djathë, çdo litër naftë, çdo litër qumësht.

Ju e keni blerë më shtrenjtë, TVSH ka qenë më e madhe. Të tjerët ua kanë kthyer. Kosova ua ktheu 100 euro çdo pensionisti, sepse çdo pensionist bleu me çmime më të rritura dhe 30% më të ulëta në Shqipëri.

Kosova i dha 100 euro çdo studenti, e dyfishoi ndihmën ekonomike. Dhe i dha 50 euro çdo punonjësi në administratë. I dha 400 euro për hektarë grurë çdo fermeri, sepse i mori nga nafta. Po ky kujt ja dha, ky dha 10 %, qesharake. 3 mijë lekë pensionistë e 10 mijë lekë ndihmë ekonomike.

Nuk dha asnjë ndihmë për biznesin, nuk ekziston për të. Të gjitha këto janë në politikën e shpopullimit. Këto janë një realitet i pamohueshëm. A duhet ta pranojmë ne këtë, a duhet të bëjmë sehir më tutje, ndaj një njeriu që i ka marrë të gjitha pushtetet në një dorë, një njeriu që vendos për çdo gjë në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe atyre kombëtare. Këtij njeriu duhet ti japim sa më shpejt përgjigjen që meriton.”-deklaroi Berisha.