Rrëfimi i parë i Presidentit: Nga ora 18:00 bashkëpunoj me të gjithë

380
Shkëputja e LSI-së nga koalicioni me Partinë Socialiste nuk ishte shkëputja më e mirë e mundshme dhe kjo pasoi në fushatë edhe një gjuhë të ashpër mes dy forcave politike.
Por, në Top Story me Sokol Ballën, në intervistën e parë të dhënë si President i Republikës, Ilir Meta thotë se është detyrim kushtetues dhe qytetar bashkëpunimi me të gjithë faktorët e tjerë politikë, përfshirë këtu edhe Edi Ramën.
“Që nga ora 18:00 ka lëmë 25 vitet e mia parlamentare, politike dhe partiake dhe në këtë detyrë do të jem bashkëpunues me të gjithë, detyrim kushtetutes dhe qytetar dhe jam i hapur për të bashkëpunuar me zotin Rama dhe me gjithë aktorët e tjerë. Është detyrë e imja”, tha Presidenti Meta.
Sigal