Meta për mostakimin me Ramën në Kuvend: E pashë dhe më duket se më pa

439
Kreu i Shteti, Ilir Meta ka dhënë të parën intervistë si President, ku ka folur edhe për shmangien e takimit mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, pas betimit në Kuvend.
I ftuar në emisionin ‘Top Story’, Meta shprehet se në detyrën e re, ai do të ketë kontakte me të gjithë dhe do të respektojë Kushtetutën.
Pati shtrëngim duarsh në Presidencë, por në Kuvend u shmang takimi me Ramën..
Meta: E pashë dhe më duket se më pa..
Doni s’doni do keni kontakte? A ka kontakt njerëzor me Ramën?
Meta: Nga ora 00:00 kam lënë 25 vitet e mia parlamentare dhe partiake aty ku i nisa dhe absolutisht në këtë detyrë do jem bashkëpunues me të gjithë, se kështu është detyra, është dhe detyrim qytetar, dhe do jem i hapur të bashkëpunoj me Ramën dhe me të gjithë faktorët e tjerë.
Sigal