“Nisi si batutë”, Veliaj tregon detajet se si u përzgjodh kënga e fushatës së PS: Rama një nga kontribuuesit më të mëdhenj

109
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh kandidat për zgjedhjet e 14 majit, ka zbuluar detaje se si u përzgjodh kënga e fushatës së PS “Vetëm përpara”.

Në një intervistë të dhënë për emisionin ‘Studio Live’, Veliaj tha se ishte kryeministri Edi Rama, një nga kontribuuesit kryesor të këngës.

“Nisi si batutë dhe u kthyer në jingle dhe pastaj u kthye në këngë. Pak a shumë si mënyra si ne punojmë. Është një këngë që nuk promovon vulgaritetin. Unë besoj se duhet ta reklaksojmë pak situatën. Ne duhet të flasim për disa ide. Me kë do ta lidhë kontratën që ta çoj qytetin para! Kjo këngë është një inkasion qetësues për t’u relaksuar. Nuk jemi armiq! Motivi i këngës, trajtimi i fushatës, si një festë besoj se është diçka pozitive! Kryeministri ka qenë një nga kontribuuesit më të mëdhenj në këngë”, -tha ndër të tjera Veliaj.

Kënga e fushatës së Partisë Socialiste ka marrë shumë kritika për shkak të ritmit të muzikës tallava, pa asnjë mesazh, ndryshe nga çfarë ka bërë deri më tani në historinë e tij, Rama si drejtues i PS-së.