Rovena Voda iku “për peshk” me makinën e Ministrisë

245
Sigal

Ndryshe nga se ishte mësuar, sot ish-zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda mbërriti me një makinë police në Gjykatën e Posaçme. Ajo kaloi pragun e gjykatës si e akuzuar nga SPAK për përfitimin e një vlere prej gati 2 mijë eurosh në këmbim të punësimit në ministri të një 32-vjeçareje.

Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën e sigurisë ”arrest në shtëpi”. Mohimi i akuzës nga ana e Vodës, si edhe pretendimet e avokatit se masa duhej shfuqizuar nuk bindën gjyqtaren Irena Gjoka.

Voda ka përfituar euro, një aparat telefonik celular dhe një arkë peshk, me qëllim punësimin e Florida Beut. Takimet mes të trejave janë realizuar në shkurt-mars 2020 në Ministrinë e Brendshme dhe në Durrës.

Sipas SPAK-ut, Voda ka futur në çantën e saj një telefon të blerë me herët nga Beu për 550 euro. Për marrjen e arkës me peshk, Voda ka shkuar në port me automjetin e Ministrisë së Brendshme që mbante si zyrtare e lartë dhe shoferin e saj.