Rreth 60 të vdekur nga përmbytjet në Europë, qindra banesa të shkatërruara (VIDEO)

227
Sigal

Të paktën 58 persona kanë humbur jetën, dhjetra të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe me mijëra janë zhvendosur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjejve që kanë përfshirë rajone të mëdha në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë.

Raportohet se në orët e pasdites janë konstatuar edhe 9 viktima të tjera në Rheinland-Pfalz në Gjermani, ndërkohë që 15 persona humbën jetë në Euskirchen, në jug të Këlnit, ndërsa ka ende persona të zhdukur.

Edhe në Belgjikë, Zvicër, Holandë e në rajone të tjera të Europës Perëndimore ka pasur vërshime që kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë.

Qindra banesa janë shkatërruar nga vërshimet, që shkatërruan gjithçka gjetën në rrugën e tyre, ndërsa autoritetet në të gjitha këto vende të prekura kanë dhënë alarmin dhe paralajmëruar qytetarët se me mijëra shtëpi janë të pasigurta për banim.

Mijëra persona janë zhvendosur provizorisht nëpër zona të sigurta, ndërsa lajmi i mirë është që reshjet janë qetësuar. Ekspertët fajësojnë reshjet rekord në një kohë të shkurtër kohore si shkaku kryesor i vërshimeve.