Ngjarje tragjike, gruaja vret me çekiç burrin shqiptar

199
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një grua maqedonase raportohet se ka vrarë burrin e saj shqiptar në Tetovë.

Sipas mediave maqedonase, gruaja e ka goditur bashkëshortin e saj me çekiç duke e lënë të vdekur në vend.

38 vjeçarja dhunohej sistematikisht

Mediat shkruajnë se 38-vjeçarja dhunohej sistematikisht nga burri. E lindur në Prilep, ajo ka denoncuar disa herë në Polici dhunën nga bashkëshorti 48-vjeçar.

Edhe sot mësohet se bashkëshorti shqiptar e ka dhunuar atë, duke i shkaktuar plagë. Në kushtet e vetmbrojtjes ajo ka marrë një i çekiç dhe e ka goditur, duke i shkaktuar edhe vdekjen