Presidenti Meta reagon pas përmbytjeve në Gjermani e Belgjikë: Lutemi për të mos patur të tjera humbje jetësh

217
Sigal

Pas përmbytjeve të ditëve të fundit që kanë prekur shtetet e Gjermanisë dhe Belgjikës, duke shkaktuar deri më tani 50 viktima, në shenjë solidarizimi ka reaguar dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

“Solidaritet me Gjermaninë mike dhe shtetet e tjera të Bashkimit Europian, të goditura në disa rajone nga stuhitë dhe përmbytjet shkatërrimtare.”,- është shprehur Kreu i Shtetit, me anë të një mesazhi të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’.

Reagimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Solidaritet me Gjermaninë mike dhe shtetet e tjera të Bashkimit Europian, të goditura në disa rajone nga stuhitë dhe përmbytjet shkatërrimtare.

Ngushëllimet e mia edhe në emër të popullit shqiptar shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave.

Me urimin për shërim të shpejtë të të lënduarve, lutemi për të mos patur të tjera humbje jetësh!