Rokadë në qeveri / Kryeministri Rama, pritet të nis ndryshimet në kabinetin qeveritar, për ministrit që dështuan me krizën e çmimeve

184
Sigal

Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë disa ndryshime nëkabinetin qeveritar. Do të ketë ndryshime ministrash, një freskim i kabinetit dhe një ritëm i ri.Kriza që ka përfshirë vendin, situata ekonomike, duket se e kanë detyruar kryeministrin Rama të  ndërmarrë  dhe të planifikojë disa lëvizje në kabinet.Gjithashtu edhe protestat duket se kanë ndikuar por ndoshta edhe paaftësia e disa ministrave apo mungesa e rezultateve në disa institucione.Ndryshimet në Qeveri, u  raportuan pak ditë më parë. Janë disa ministra sipas cna që lëvizin.Rama përveçse pritet të largojë ministra, do t’ ju ndërrojë vendet disa të tjerëve, sikurse ka bërë edhe herë të tjera.Burime nga Partia Socialiste thanë për  se kryeministri Edi Rama do të bëjë publike ndryshimet në kabinetin qeveritar në Kongresin e 9 Prillit.