Nora Malaj: Humanizmi , antihumanizmi dhe kripa e Nustretit !

275
Humanizmi , antihumanizmi dhe kripa e Nustretit !
Humanizmi
Historia : “Nje zotëri hyri në restorant dhe bëri porosinë. Me t’ia servirur ushqimin, ai vuri re dy fëmijë, një djalë e një vajzë, që i kishin fokusuar sytë tek pjata e tij plot ushqim të shijshëm.
Menjëherë ua bëri me shenjë të afrohen, madje i uli në tavolinë me të. I pyeti si janë, me çfarë merren dhe u përkëdheli kokën. Pastaj i pyeti se çfarë duan të porositin për të ngrënë. Dy fëmijët i treguan ushqimin në pjatën e tij. Ai porositi dhe dy pjata me të njëjtin ushqim.
Dy fëmijët e hëngrën pjatën e tyre, e falënderuan dhe u larguan.
Zotëria mbaroi së ngrëni dhe kërkoi faturën.
E mori në dorë faturën të lexojë shumën, por mbeti i surprizuar.
Në faturë shkruhej:
Zotëri! Na vjen keq, por në restorant nuk kemi makinë llogaritëse që mund të llogarisë humanizmin Tuaj!”
Antihumanizmi :
Realiteti Shqipëria : Pas skandalit seksual,( rasti i vajzës së abuzuar nga roja i shkollës ), që u bë publik 8 muaj më parë, nëna zbulon se e bija tashmë ndodhet jashtë territorit shqiptar, ku është marrë në mbrojtje nga një prej vendeve te BE-së. Pas presioneve të vazhdueshme nga familjarët e 4 personave të dënuar, bashkë me të vëllanë e mitura u detyrua të largohej nga Shqipëria.
Nëna e 15-vjecares jeton nën makthin dhe pagesën e frikës . “Edhe në ëndërr e kam parë shtëpinë, sikur kisha shku aty dhe thoja, mos dil në ballkon, mos dil në ballkon se na shohin. Kam qarë, në atë shtëpi nuk kthehemi më në Babrru, kurrë.
Nuk shkoj dot as tek goca, se kam dhe gocën e madhe atje. Ia kemi lënë asaj, ta shohi, se i kemi marr nga atje gjërat që na duheshin. Ne nuk jetojmë më në Shqipëri, s’ka kuptim për ne, nuk kthehemi dot as në Babrru. S’kemi as lekë, kemi mbetur rrugëve. Në qershor na mbaron edhe kontrata e qerasë dhe dy herë na kanë thënë që do ju çojmë prapë atje.
S’kemi c’të bëjmë, kam mbyll gojën nga halli. Të dy na kanë thënë edhe ata të bashkisë dhe ata të shoqatës. Na dhanë dorën, na thanë mirupafshim, mbaruam punë na thanë.
Për vajzën është më mirë jashtë vendit. Këtu nuk po e merrte dot vehten. Nuk shkonte dot në shkollë. As mësimet nuk i bënte. Cfarë të bënim. Po shyqyr Zotit na doli kjo që të paktën u larguam. Dilte vetëm për kafe me vëllain, por me shoqe nuk shoqërohej më.
Dje fola, shumë pak me vajzën, se nuk I shoh dot as në telefon, se e kam një aparat të thjeshtë. Shteti atje i ka dhënë shtëpi dhe e ka regjistruar në shkollë. Ata i dhanë mbështetjen atje sa shkuan. “
Vajza nuk ndodhet në Shqipëri sepse nuk gjeti strehen e rehabilitimit. Ajo është larguar për të kërkuar azil diku tjetër. Tere kohen u ndje e abuzuar , e buluar dhe e paragjykuar .
Ky është realiteti i dhimbshem ku jetojme , ku garancia , siguria dhe antihumanizmi kthehet ne kryefjalë të jetës . Deri kur më ?
Nëse shteti dështon dhe nuk garanton qytetarët e saj , po ne ende do vazhdojmë me indiference dhe si struci të fusim kokën brenda dhe trupin ta leme jashtë ?
Ne nuk mund ta lejojmë veten të na trajtojnë si kavia , të na zhvasin si Tiria , të na vdesin duke paguar sherbimin që duhet të ishte falas dhe i dedikuar , ku humanizmi është i mohuar dhe antihumanizmi del si vlerë e shtruar , tregon se jemi në krizën më te madhe sociale , se qeveritare është evidente ( i mungonte vetëm
kripa e Nustretit , që ta bekonte antihumanizmi qeveritarë ) .
Ka ardhur koha të ndryshojmë rrenjesisht kete sjellje antihumane , se ne nuk e meritojmë të trajtohemi me perbuzje , përcmim dhe perversitete te padëgjuara ndonjëherë !
Sigal