Rilindja shpenzon170 mln lekë për fluturime, dhe fal 818 mijë m2 tokë në bregdetin e Durrsi

Paratë e taksapaguesve ngrenë në fluturim Xhaçkën, ministria e Jashtme shpenzon170 mln lekë për bileta aviaoni. Ndërkohë qeveria i dhuron 281 prona shtetërore kompanisë Alabbar, me një sipërfaqe 818 mijë m2 tokë për Durrës Yachts & Marina

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e atakuar shpeshherë për përdorimin e parave publike për udhëtime private apo politike, ka hapur një super tender për blerjen e biletave të avionit. Disa kohë më parë, kur drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, Xhaçka përdori helikopterët e ushtrisë për të udhëtuar nga Tiranë në drejtim të Peshkopisë. Ndërkohë, në këto kohë që ushtron detyrën e ministres së Jashtme, po përdor paratë publike për udhëtime. Jo me helikopterët e ushtrisë, por me avion. Duke drejtuar një ministri që është në lëvizje, Xhaçka ka hapur “thesin”, teksa bën tendera edhe për udhëtime në çdo destinacion të botës, kushedi se për çfarë! Në media kemi parë se drejtuesit e ministrive bëjnë pazare në qendrat e botës, ndërsa nuk ka asnjë informacion se çfarë takimesh apo të mira materiale kanë sjellë këto udhëtime! Apo edhe për politikën tonë të dështuar të jashtme, ku shërbimet e ambasadave dhe konsullatave lënë shumë për të dëshiruar. Por, shteti jonë i varfër, ka me mijëra të punësuar në këto institucione, ku shpesh herë janë të afërm të ministrave, drejtorëve, prokurorëve, gjyqtarëve, deputetëve të çdo krahu. Megjithatë, Xhaçka ka hapur “thesin” me tenderët e udhëtimeve. Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al.al, Ministria e Jashtme ka hapur procedurën e prokurimit “blerje bileta udhëtimi për transport ndërkombëtar ajror”. Mësohet se burimi i financimit janë nga buxheti i shtetit, teksa fondi limit për këtë procedurë është 17.000.000 lekë. Kërkohen “bileta” transporti, madje në këtë dokument shkruhet se “blerje dinamike e biletave për transportin ajror”. Çdo të thotë blerje dinamike e biletave? Përse dinamike dhe jo me procedurë normale? Kush po i ngut këta zyrtarë të bëjnë një procedurë të tillë? Apo po vjen pranvera dhe në dyqanet e kryeqyteteve të botës ka ulje për produktet dimërore dhe në treg kanë dalë modelet e reja!

Sigal

Durrës Yachts & Marina, qeveria dhuron 281 prona, kujt i shkojnë 818 mijë m2  tokë

Qeveria transferon 281 prona nga ministria te kompania. Më parë vetëm taksat që qeveria vendosi t’i falë kompanisë të Alabbar, kapin shifrat e 231 milionë eurove. Sikur të mos mjaftonte dhurimi i pronës publike, por investitori strategjik edhe po mbledh paratë me shitjen e apartamenteve në ajër.

 Projekti 2 miliardë euro, i marinës dhe jahteve në Durrës ka kaluar në një tjetër etapë. Qeveria miratoi me një vendim që tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare kalimin e pronave ku do të zbatohet projekti nga Fondi i pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike që menaxhohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave tek kompania Albanian Seaports Development Company.

Kjo është shoqëria që shteti shqiptar ka themeluar, e cila do të jetë bashkëaksionere në projekt me kompanitë Eagle Hills Real Estate Development dhe NSHMI Development l.l.c që përfaqësojnë investitorin Mohamed Alabbar.

Vendimi në fjalë përcakton në pikën 1 “Transferimin në pronësi të shoqërisë “Albanian Seaports Development Company” sh.a., të pronave të paluajtshme shtetërore, pjesë e Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”, me vendndodhje në zonën kadastrale nr. 8514, Bashkia Durrës, sipas shtojcës 1 dhe plan-vendosjes, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

Referuar listës së parë janë në total 259 prona ndërkohë që në shtojcën tjetër edhe një listë me 22 prona të tjera të listuara duke çuar totalin në 281.

Vendimi përcakton gjithashtu se shoqëria “Albanian Seaports Development Company” sh.a. është e detyruar të përdorë pronën shtetërore për zbatimin e detyrimeve ligjore që lindin nga marrëveshja kuadër, miratuar me ligjin nr. 79/2022, “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development” sh.p.k., “Albanian Seaports Development Company” sh.a. dhe NSHMI Developmentl.l.c., në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit””.

Për të çuar më tej zbatimin e këtij vendimi qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe kompaninë e shoqërinë aksionare të krijuar nga shteti shqiptar e ngarkuar me koordinimin dhe administrimin e proceseve të lidhura me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.

Sipërfaqja e pronave, që kalojnë për investimin është 818 mijë m2.

Projekti i Marinës së Durrësit.

Në 30 janar të këtij viti u nënshkrua edhe marrëveshja përfundimtare mes shtetit shqiptar dhe investitorit dhe sipas përfaqësuesve të qeverisë kjo ishte hallka e fundit për nisjen e zbatimit. Por vetë projekti ka kohë që ka nisur marketingun dhe shitjen e apartamenteve në ajër në zonën e Durrësit.“Durrës Yachts & Marina”, një shoqëri e përbashkët mes qeverisë shqiptare (33% përmes Albanian Seaports Development Company) dhe dy shoqërive nga Emiratet e Bashkuara (Eagle Hills Real Estate Development, sh.a., dhe NSHMI Development L.L.C”, me 67% së bashku), që po zbaton projektin me status strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit” filloi shitjen e apartamenteve në datën 8 dhjetor. Apartamentet do të jenë me një deri në tre dhoma dhe do të fillojnë nga 110 mijë euro, bëhet e ditur në njoftim. Në pamjen e publikuar është e qartë që ndërtimet janë të ngjeshura, duke lënë pak hapësirë, një model që është ndjekur dhe në zhvillimin e bregdetit të Golemit. Sipas planit të biznesit të projektit, të publikuar më herët, çmimet e shitjes do të variojnë midis 1500-2000 euro/m2. Ndonëse ky është një investim që ka marrë statusin strategjik (duke përfituar përjashtime nga taksat, madje dhe atë të infrastrukturës dhe ndërtimit), të dhënat e planit të biznesit tregojnë se, të paktën në fazën e parë, kemi të bëjmë më shumë me një projekt të pasurive të paluajtshme, sidomos në fazën e parë të tij, sesa kthimin e hapësirave të portit në një destinacion të mirëfilltë turistik. 93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare. Gjithsej, parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8600 në fazën e dytë), ndërsa do të ketë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma. Parashikohen vetëm 280 vende për jahte. Edhe skema e financimit të apartamenteve është e ngjashme me atë që ndodh rëndom në vend, duke mundësuar parapagimet, shitjen e apartamenteve që në ajër. Investimi i parashikuar në fazën e parë është 595 milionë euro.

Vetëm taksat që qeveria vendosi t’i falë kompanisë “Eagle Hills” të Mohamed Alabbar, kapin shifrat e 231 milionë eurove. Qeveria, me një ligj që sipas ekspertëve është tërësisht anti-kushtetues, e përjashtoi kompaninë offshore të Alabbar nga taksa e infrastrukturës dhe taksa sociale, e cila u merret ndërtuesve për t’u përdorur për të pastrehët.