Rilindja punëson në shtet dhe 700 militantë për zgjedhjet

212
Sigal

Qeveria e kryeministrit Rama mbush ardminstratën publike me militantë për votat

Gazeta Telegraf

3 muaj para zgjedhjeve, kryeministri Rama mbush adminitratën publike me militantë, për të vjelë sa  më shumë vota. Besoj se VKM e djeshme, ku shpallen mbi 700 vende pune në shtet, duhet të konsiderohet nga KQZ-ja si VKM në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Nuk është rastësi, që pikërisht, në më pak se 86 ditë nga data e zgjedhjeve, kryeministri Rama do të punësojë militantët e Rilindjes, për t’i përfshirë në fushatën elektorale të Rilindjes, ndërsa rrogën do t’ua paguajnë taksapaguesit. Pavarësisht, se qeveria në VKM shpall 700 vendet vakante në shtet, dihet, që në qeverisjen e kryeministrit Rama, konkurset në adminsitratën publike janë farsë, ndërkohë, që pranohen vetëm militantët e Rilindjes, si kriteri I vetëm i “meritokracisë” së punësimit në administratën publike.

Vendimi I qeverisë së Rilindjes

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë janë miratuar disa vendime nga Këshilli i Ministrave, mes të cilëve edhe për rekrutimet në administratë. Sipas vendimit, për vitin që sapo ka nisur numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim është 705. Në vendim jepen kategoritë. Departamenti i Administratës Publike ngarkohet për zbatimin e vendimit.

Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2021 është, gjithsej, 705 (shtatëqind e pesë), të ndara sipas kategorive të mëposhtme:

  1. a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 4;
  2. b) Për kategorinë e mesme drejtuese 60;
  3. c) Për kategorinë e ulët drejtuese 169;

ç) Për kategorinë ekzekutive 472.

Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon: Shkenca juridike; Audit i brendshëm;  Shkenca ekonomike; Shkenca ekonomike/juridike;Shkenca shoqërore; Shkenca sociale; Histori-filologji; Shkenca mjekësore; Veterinari;Agronomi; Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to; Kimi;  Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme; Shkenca inxhinierike; Arkitekturë; Arkeologji dhe restaurime; Arte të bukura; Gjeodezi; Shkenca ekzakte;  Shkenca edukimi; Mësuesi; Arsim i lartë ushtarak/policor; Arsim i lartë. Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2021, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.