Rilindja pranon se po mban “peng” 2000 vende punë në administratë

453
Sigal

Kryeministri deklaroi se vende pune ka, por duhen bërë me konkurse, ndërkohë që në konkurse “fitojnë” familjarët, ortakët, shokët, miqtë

 

Përparim HALILI

Kryeministri Edi Rama, i vënë përpara akuzave të të rinjve shqiptarë të zhgënjyer për punësimin sipas premtimeve të bujshme të “Rilindjes”, por edhe i kryqëzuar ashpërsisht e publikisht në “FB” edhe prej anëtarëve dhe militantëve të PS, në komunikimin e tij javor me shqiptarët për dështimet dhe demagogjinë, shpërfilljen dhe talljen e shqiptarëve në 3 vite gjysmë në pushtet, bërë prej klikës uzurpuese ministra e deputetë të PS, deklaroi se në administratë janë 2000 vende pune bosh, ndërkohë që, sipas tij janë plotësuar 100 vende pune nëpër zyra me konkurs. Dhe më tej, duke e ditur që konkurset janë falsitet i shpikur qëllimisht prej shtetarëve të “Rilindjes”, kryeministri deklaroi se konkurset nuk janë farsë, por garë reale mes konkurruesve potencialë. Në fakt, konkurset janë një fasadë, me qëllim për të justifikuar e maskuar punësimin e familjarëve të kryeministrit, të ministrave, deputetëve, të drejtuesve të lartë të PS në qendër e në rrethe, të shtetarëve lokalë e të farefiseve të tyre, duke e kthyer administratën në një rrjet nepotik, brenda së cilës futesh e përveçse me ryshfet e miqësi, e nuk zgjidh dot asnjë problem me drejtësi, edhe nëse ke plotësisht të drejtë! Sipas informacionit nga burime brenda zyrave të “DAP”, mësohet se kupola e “Rilindjes” ka krijuar vende të reja pune në administratën publike, për t’i përdorur si “joshje” politike për vota pushteti në zgjedhjet e qershorit 2017. Çfarë janë këto 2000 vende pune bosh në zyrat e shtetit, që po mbahen bosh prej më se 6 muajve? Fakti është ky: Këto vende pune të reja pune që mbahen peng për joshje elektorale në zgjedhjet 2017, janë në 13 ministri, në 259 drejtori, në 39 bashki, në 13 prefektura, në 12 qarqe të “Rilindjes”, në shërbimin diplomatik, në dogana, tatime, arsim, shëndetësi, energji etj, të cilët edhe pse gjoja janë hapur “për nevoja urgjente” të përballimit të punëve në administratën publike, “çuditërisht” nuk po plotësohen, por po mbahen peng me marifetet keqpërdorimit të komandimeve, konkurseve, punësimeve provizore, transferimeve, testimeve, aplikimeve etj. Janë mijëra specialistë dhe ekspertë të çdo fushe, diplomantë ekselence të diplomuar realisht shkëlqyer brenda e jashtë Shqipërisë, me përvojë punë në administratë e në shërbimet publike, të cilët presin të punësohen në këto vende pune. Por nuk po punësohen me besimin e plotë, se e drejta dhe aftësitë e tyre profesionale respektohen nga shteti në mënyrë të barabartë për të gjithë, shkojnë e “trokasin” përditë për punë në kryeministri, nëpër ministri, drejtori qendrore e lokale, në institucione shtetërore shkencore, nëpër bashki, prefektura, qarqe, energji, tatime, dogana, arsim, shëndetësi, diplomaci, polici, ushtri, kulturë dhe kudo ku ata ndihen të aftë për të përballuar profesionalisht një pozicion pune e shërbimi. 

 

Ja Ligji Nr. 152/2013 “Për nëpunësin Civil” i ndryshuar 28 herë në 3 vitet e “Rilindjes”

 

1.      Ndryshuar me Ligjin Nr, 178/2014, datë 18.12.2014

2.      Interpretuar me vendim te Gjykatës Kushtetuese Nr. 5, datë 5. 2. 2014

3.      Ndryshuar me ligjin nr. 178/2014, datë 18.12.2014 

4.      Akt Normativ Nr.5, datë 30.9.2013, 

5.      Miratuar me ligjin nr. 161/2013, datë 17.10.2013 

6.      Vendim i Gjykatës Kushtetuese nr. 5, datë 5.2.2014 

7.      V KM nr. 108, datë 26.2.2014 

8.      VKM nr. 109, datë 26.2.2014 VKM nr. 115, datë 5.3.2014 

9.      VKM nr. 116, datë 5. 3. 2014” 

10.  Ndryshuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 532, datë 6.8.2014 

11.  Ndryshuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 627, datë 24.9.2014 

12.  VKM nr. 117, datë 5.3.2014 

13.  VKM nr. 118, datë 5.3.2014 

14.  Vendim i KM nr. 138, datë 12.3.2014 

15.  Ndryshuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 349, datë 4.6.2014 

16.  Vendim i KM nr. 142, datë 12.3.2014 Përmbledhëse për nëpunësin civil Viti 2015 

17.  Ndryshuar me VKM nr. 703, datë 29.10.2014

18.  Ndryshuar me VKM nr. 719, datë 31.10.2014

19.  Ndryshuar me VKM nr. 930, datë 29.12.2014

20.  Ndryshuar me VKM nr. 262, datë 25.3.2015

21.  Vendim i KM nr. 143, datë 12.3.2014 

22.  Vendim i KM nr. 171 datë 26.3.2014 

23.  Vendim i KM nr. 667, datë 8.10.2014 

24.  Ligj nr. 9131 datë 8.9.2003 

25.  Vendim i KM nr. 714, datë 22.10.2004 

26.  Ligj nr. 90/2012, datë 27.9.2012 

27.  Vendim i KM nr. 893, datë 17.12.2014 

28.  Vendim i KM nr. 169, datë 25.2.2015