“Rilindja” ndërpret dritat në takimet e LSI në Durrës

203
Sigal

Strukturat e Rilindjes në Durrës janë angazhuar me çdo mjet për të sabotuar fushatën e opozitës në qytetin bregdetar. Mbrëmjen e sotme, drejtues të PS kanë urdhëruar ndërprerjen e energjisë në zyrat ku zhvillonte takime drejtuesja e LSI në këtë qark, Elona Guri.

Guri ka publikuar një foto nga takimi që zhvillohet pa drita dhe jep mesazhin se rinisë nuk mund t’i hiqen shpresat. “Rilindja” heq dritat, por jo shpresat e rinisë së Durrësit. Durrësi e mbarë Shqipëria do ndriçojnë më 25 prill”,- shkruan Elona Guri bashkangjitur fotos të publikuar në rrjetet sociale.