Reforma në Drejtësi: Propozimet për heqjen e imunitetit, për gjyqtarët dhe politikanët

542
Në kuadër të Reformës në Sistemin e Drejtësisë u zhvillua sot në Durrës tryeza rajonale për prezantimin dhe konsultimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese me gjyqtarë, prokurorë, avokatë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe pedagogë të fushës së drejtësisë të pranishëm në këtë veprimtari. Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Florian Raunig, përgëzoi Kuvendin për organizimin e këtyre aktiviteteve. E pyetur nga kreu i OSBE se si është menduar zgjidhja e çështjes së imunitetit për gjyqtarët, ekspertja e grupit të punës për ndryshimet kushtetuese theksoi se një ide ka qenë heqja e imunitetit edhe për politikanët. “Ne kemi diskutuar këtë çështje edhe kur jemi mbledhur në mbledhjet e përgjithshme të ekspertëve sepse në përgjithësi ne kemi punuar me grupe pune. Kjo ka qenë nj ë çështje shqetësuese. Pse? se para ka pasur dy rryma që tani u ndryshua kushtetuta dhe ta lëmë kështu siç është me qëllim që edhe gjyqtarë të kenë një mbrojtje nga procesi penal, nga pikëpamja e imunitetit. Kurse rryma tjetër ishte që jo. Derisa ndërmarrim gjithë këtë reformë në drejtësi nuk ka më kuptim të flasim për imunitet të gjyqtarëve. Një pjesë e jona u përfshiva dhe unë aty, ngritëm problemin? Heqje e imunitetit vetëm për gjyqtarët?

Mos duhet ta heqim për të gjithë imunitetit, për të gjitha kategoritë që kanë imunitet dhe në këtë kuadër përfshinë deputetët, organet përfaqësuese që e kanë këtë imunitet dhe ministrat që kanë imunitet të barabartë me deputetët. U la kështu sepse në këtë fazë ne përgatitëm vetëm ndryshimet për reformën në drejtësi. Prandaj është prekur vetëm dispozita që sanksionon imunitetin nga procesi penal për gjyqtarë. Por ka shumë mundësi që me ndryshime të tjera që do të përgatiten dhe besoj se do të kalojnë njëra pas tjetër me ndryshimet me re formën në drejtësi, të hiqet edhe imuniteti për përfaqësuesit. Kjo është ngritur edhe në mbledhjen e dytë që ne bëmë për komisionin e posaçëm me reformën në drejtësi.

Një nga deputetët e ngriti çështjen dhe tha: keni hequr imunitetin vetëm për gjyqtarët, pro po për politikanët që ushtrojnë presion ndaj gjyqtarëve. Kjo është një çështje që Kuvendi do ta rimarrë nëse do të vendosi që të ndryshojë dhe disa dispozita të tjera meqenëse futet një amendament. Në këtë kuadër unë do të përmendja edhe faktin që po përgatitet edhe amendamenti që është i posaçëm vetëm për dekriminalizimin. Ai do të përfshijë edhe disa nene të projektit që ne kemi. Domethënë janë tre katër nene për dekriminalizimin por do të kelt ndërhyrje në këtë projekt që ne kemi me qëllim dekriminalizimin e parlamentit”, tha Anastasi.
Sigal