Veliaj në Kombinat: Do shtojmë investimet në ujësjellës-kanalizime

516
Investimet në Ujësjellës-Kanalizme do të shtohen, për të shmangur problematiket e hasura nga reshjet e rëna gjatë ditëve të fundit. Kështu është shprehur kryetari i Bashksië së Tiranës Erion Veliaj në vazhdën e inspektimeve të bëra për lirimin e kanaleve të kullimit, në Kombinat. Sipas Veliaj në mbledhjen e Këshillit Ekonomik të Tiranës janë miratuar investimet e reja, të cilat do të shkojnë kryesisht për Ujësjellës-Kanalizimet.
Sa i përket situatës në Kombinat, kryebashkiaku tha se ajo është nën kontroll. “Janë zhbllokuar kanalet kryesore dhe këto dy ditë kemi përfituar nga hapja e përkohshme e kohës. Sërish do të ketë shira sot në darkë dhe nesër, por Kombinati ngryset sot shumë më mirë se dje, pardje, apo katër vitet e fundit, e besoj se kemi shmangur tragjeditë sa i përket reshjeve në Kombinat”, deklaroi Veliaj.
Sipas tij kjo situatë është mësim për qytetarët, pasi ata kanë ndërtuar buze kanaleve kulluese. “Nuk ndërtohet buzë një kanali kullues, i cili duhet të filtrojë ujërat për mijëra banorë. Ndoshta nuk ndiejnë dashuri për qytetin dhe shtetin, por të paktën duhet të ndiejnë dashuri për familjet e tyre”, tha Veliaj teksa shtoi se Kombinati dhe Don Bosko ishin zonat më problematike gjatë shirave të së dielës.
Veliaj sërish ka paralajmëruar se në mbrëmje dhe gjatë ditës së nesërme do të ketë shira. Për këtë ai u ka bërë bërë thirrje sërish qytetarëve që të rrinë larg lumenjve dhe të minimizojnë trafikun. Më tej Veliaj tha se bashkia është duke bërë riparimet në urën që lidh Zall-Dajtin me Zall-Bastarin, e cila është dëmtuar.
Sigal