Rebelohen Socialistët në Durrës/ Paralajmërojnë selinë rozë: Shkarko drejtorët që emëron nga Tirana, po sillen harbutë me popullin

1065
Sigal

Rebelohet socialistët në Durrës dhe paralajmërojnë kryeministrin për bojkot të zgjedhjeve

Shkarko drejtorët  që emëron nga Tirana, sillen harbutë me popullin

Socialistët e Durrësit janë rebeluar pas një durimi të gjatë, po edhe për shkak të mënyrës se si po funksionojnë drejtoritë, që sipas tyre kanë marrë fytyrën e drejtuesve. Burime nga PS i thanë se ka një frymë pakënaqësie në rritje dhe kjo sidomos me drejtuesit që janë nga Tirana dhe që kanë marrë në Durrës postet kyçe. Por jo vetëm kaq sipas tyre ata jo vetëm sillen si harbutë me qytetarët por edhe kanë rilindur fenomenin e korrupsionit në disa drejtori që drejtojnë. “Kryeministri nuk është se nuk është vënë në dijeni. Kryeministri e di shumë mirë se çfarë po ndodh në Hipotekën e Durrësit se çfarë po bëjnë tre të ardhurit së bashku me drejtorin duke zvarritur qytetarët e madje duke i kërkuar para për të mbyllur dosjet sepse ata do të ikin shpejtë dhe do të kenë probleme të tjera më pas” , është shprehur një nga drejtuesit e PS. Por jo vetëm kaq. Sipas tij duket se ka një strategji të mirëmenduar që drejtuesit që kanë ardhur nga Tirana dhe që dihet se janë pjesë e klaneve dhe nepotizmit të kësaj qeverie po krijojnë pakënaqësi me qytetarët në Durrës. Madje ata kanë shkuar dhe më tej kur shprehen se kurrë ndonjëherë administrata në Durrës nuk ka qenë kaq idiote, kaq arrogante sa këtë radhë që tepsia është vetëm e Rilindjes. “I kemi shkruar edhe Kryeministrit pasi kjo që po ndodh në Durrës nuk ka asnjë lloj shpjegimi. Kërkoj të mbarojmë një punë në administratë dhe nuk e mbarojmë jo për favore po sipas ligjit. Ndërkohë që sipas tij socialistët po shikojnë mundësinë për të bojkotuar zgjedhjet pasi sipas tyre vota për ti shërbyer qytetarëve është përkthyer nga qeverisja në votë nepotike për ti shërbyer shokëve dhe miqve.

Përplasje në degën e Partisë Socialiste në Kurbin. Shkak është bërë përzgjedhja e kandidatit për bashkinë.

Burime nga PS shprehen se për të kandiduar nën siglën e PS-së është propozuar mbesa e Mhill Fufit, ish-deputet i PD-së, i cili iu bashkua PS-së, dhe sot është një nga drejtorët rajonalë në këtë bashki. Mësohet se propozimi është hedhur poshtë nga kryesia e degës, e cila ka refuzuar kandidaturën. Aktualisht kryebashkiak i Kurbinit është Artur Bardhi, i cili nuk dihet nëse do të rikandidohet apo jo nga Edi Rama, kreministër dhe kryetar i PS-së. Ndërkohë duket se situate e socialistëve në Kurbin është e acaruar, po të kihen parasysh këtu edhe përplasjet që kanë ndodhur me deputetin Gjetan Gjetani, i cili është përjashtuar nga Partia Socialiste, për shkak të kritikave që ka bërë në drejtim të policisë. Duket se përplasja më e fundit për kandidatit për kryebashkiak mund të krijojë një çarje në rradhët e socialistëve që ndjehen të dyzuar mes emrave që propozohen, por pa kontribute në rradhët e kësaj partie.

Sekuestrohen 1.2 ton kanabis dhe 550 mijë pilula ekstazi, arrestohen 5 shqiptarë

Pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia turke, gjatë një operacioni kundër trafikut të drogës. Mediat turke njoftojnë arrestimin e 7 personave në total, nga të cilët 5 shqiptarë, ndërsa janë sekuestruar 1.2 ton kanabis dhe 550 mijë pilula ekstazie. Operacionet janë zhvilluar në Stamboll. Të arrestuarit janë; S.A. 25-vjeç, S.D. 34-vjec, E.H. 43, G.A. 34, S.G. 32, M.E. 39 dhe S.S.Ç. 37-vjeç. Mediat turke raportojnë se kanabisi ishte transportuar nga Shqipëria, ndërsa ai ishte fshehur brenda 100 thasëve me ushqim për kafshët. Policia, sipas mediave, prej disa muajsh hetonte këtë rast të trafikut, dhe ka ndërhyrë në momentin që thasët po shkarkoheshin në një magazinë. Ndërkohë që pilulat me ekstazi ishin trafikuar nga Holanda.