Red Varaku: PD, nuk do të negociojë me Rilindjen për qeverisje

233
Sigal

Vendimi i BE-së për bllokimin e integrimit, ishte shpullë kundër arbitraritetit amerikan në Ballkanin Perëndimor, i cili vjet largoi me dhunë qeverinë e Albin Kurtit dhe prej dy vjetësh po mban me dhunë në pushtet, një autokrat të korruptuar, si Rama. Bllokimi i integrimit është bërë pikërisht për këtë arsye, të cilat i pranon dhe vetë z. Palmer, pra për të penguar objektivat amerikane në rajon, ku thelbësor është rifaktorizimi i Beogradit, nëpërmjet rikonfigurimit të kufijve ballkanikë dhe projektit të minischengenit.  Sigurisht, ajo që përfiton nga mospasja e një qëndrimi të përbashkët dhe moskoordinimi të SHBA dhe BE për rajonin dhe ajo që përfiton nga bllokimi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, është vetëm Rusia, rrjedhimisht dhe Serbia e Aleksandër Vuçiç.  Pra, kjo është një mundësi e artë për faktorët e tretë, të cilët vazhdimisht kanë thelluar ndikimin në shtetet e brishta të Ballkanit Perëndimor, duke promovuar aktorë, të cilët qëllimisht pengojnë proceset e demokratizimit, duke i kthyer më pas këto vende si kërcënim dhe shantazh kundër vetë Perëndimit.