Basha: Do ulim taksat, Ramës i ka ikur truri, i do njerëzit në emigracion

401
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi sot Lezhën ku zhvilloi një takim me qytetarët Lezhës. Në fjalën e tij Basha theksoi se në momentin që ai do të vijë në pushtet do të ulë taksat.

Basha u shpreh se kryeministri Edi Rama i do njerëzit në emigracion dhe jo në Shqipëri. Ai theksoi se Rama dhe bandat e tij kanë vjedhur dhe kanë tjetërsuar votat e të gjithë Shqiptarëve.

“Ai dhe bandat e tij kanë vjedhur dhe tjetërsuar çdo votë të shqiptarëve. Ramës i ka ikur truri, është i çoroditur dhe i shkëputur nga realiteti. Rama po tenton t’i mbushë mendjen shqiptareve se Shqipëria nuk ka asnjë problem.

E kuptoni se deri ku shkon çoroditja e njeriut. Nuk po i funksionon më instrumenti kryesor me të cilin ka marrë pushtetin, shkurajimi i njerëzve, qe t’i frikësojë, dëshpërojë, t’u heqë shpresën, t’u thotë se gjithçka është njësoj dhe nuk ka më mirë se ky sharlatan,”- u shpreh Basha ndër të tjera.