Artan Haxhinasto/ Kush është organizatori i grushtit të  shtetit

581
Sigal

E kam unë një variant shpjegimi, sigurisht duke i parë dhe gjykuar ngjarjet nga përtej oqeanit.  Mos kërkoni më shumë të arsyetoni dhe kuptoni se përse Toma do sajonte komplotin për vrasjen e tij. Është shumë e thjeshtë, nëse Marrk Frroku zbërthehet shumë shpejt do kuptoni se e gjitha kjo mund të jetë  sajuar nga media diabolike e Dritan Priftit. Për shkak të një problemi shëndetësor, Dritan Priftit, iu bë edhe më e fortë dëshira për të marrë hak, apo për t’i bërë keq edhe atyre që e kanë ndihmuar. E nisi me Fatos Nanon, kur ishte në krye të KESH, Nano ndikoi që Prifti të kurohej në një spital në Gjermani dhe pas kthimit, Dritan Prifti të parin që akuzoi ishte Fatos Nanon. Akuza se ish kryeministri do pastronte 10 miliardë dollarë mbahet mend ende. Më pas, ishte Prifti që bëri i pari marrëveshjen me PD-në në vitin 2009, duke e bërë  më pas të detyrueshme koalicionin LSI-PD, ku Prifti u bë ministër i Ekonomisë. I pangopur për para, ai arrinte t’i merrte ryshfete edhe njerëzve të Berishës, njerëzve të PD-ës. Por i fiksuar pas shantazhit, Prifti regjistron gjithçka, filmon gjithçka, filmoi drejtuesit e LSI-së, Fahri Balliun në zyrën e tij, Shkëlzen Berishën me të cilin bënte pazaret madje edhe vetë Ilir Metën që e kishte epror dhe i sajojë vidion e famshme të 700 mijë euro për një hidrocentral. Të gjithë i filmonte, edhe kur Leonard Beqiraj i sillte paratë e gjobave që vinte, edhe kur bënte ndonji sjellje që nuk po e  përmendim për etikë në apartament. Edhe këtë e filmoi. Por ai s’është thjeshtë arkivues video-sh. Në këto raste këta  funksionarë  shtetërorë që përdorin kamëra në zyrat e administratës dhe  nuk i dërgojnë materialet në organet e hetimit quhen intrigant dhe pervers në djallëzinë e tyre. Kam bindjen e thellë bazuar në fakte që lidhen me njëri-tjetrin se Arben Frroku, është “këshilluar” nga Prifti për të ndërmarrë një akt banditesk të vrasjes së një ish polici. Prifti dhe Frroku krijuan një lidhje biznesi dhe lidhje borxhesh rentiere mes tyre. Ai që jep paratë është gjithmonë Prifti që më pas i’u merr edhe shpirtin. Arben Frroku, ndërtoi kompaninë JoyLloto, të cilën pas aktit të çmendur të vrasjes e humbi. Tani këtë kompani e kontrollon Dritan Prifti dhe miqtë e tij gjeorgjianë, disa biznesmenë që ai i ka ofruar në Shqipëri pas njohjes me ta në Qipro dhe Izrael. Këto janë dy vendet ku Dritan Prifti qarkullon  paratë,madje flitet se edhe mund të pastrojë paratë. Gjithsesi kjo duhet verifikuar nga organet e specializuara. Kalojmë tek Tom Doshi, i cili deklaron në media se ka shkatërruar ekonominë për PS-ën. Toma u gjend shumë keq kur Berisha i vuri 2 miliardë lekë gjobe me tatimet dhe që të hynte në gjyq i duheshin 1 milionë euro. Toma tha se i mori kredi, por le të kontrollohet në të gjitha bankat, kjo kredi nuk ekziston. Ndoshta ato para ja ka dhënë Dritan Prifti me interes dhe në pamundësi pagese të një pjese, Prifti i ka marrë Tomës një pjesë të aksioneve të pularisë në Koplik. Por Toma ka shumë biznese të cilat Prifti kërkon t’i marrë dhe e vetmja mënyrë është ta hedhë në aventurë Tom Doshin, ta fusë në ndonjë siklet të paparë, siç u fut Arben Frroku dhe në fund si mik ti menaxhojë pronat legale dhe ilegale. Këtë Toma nuk e kupton dhe po tregohet shume i cekët që nuk arrin ta kuptojë se Durim Bami, ushtar i Mark Frrokut dhe Arben Frrokut, vërtetë mund të ketë marrë ndonjë porosi për  Tomën, por më pas ata që e shtynë  dhe e ftuan të bëhet pjesë e shantazhit pas të cilit Toma vetëm paguan. Malësori, i forti i Shkodrës, në të vërtetë është shumë naiv, është bërë i fiksuar, pothuajse i sëmure dhe nuk ka faj. Prej vitesh është në ndikimin e psikozës psiko kriminale të Dritan Priftit. Njeriut që shantazhon me ç’të mundet, njeriut që ka humbur çdo respekt të vlerat njerëzore, humane. I pangopur në babëzinë e tij, shumë i zgjuar në djallëzinë e tij, ai gati shkaktoi një grusht shteti. Prifti nuk mund të pranojë që të behët viktimë kur ishte fitimtar. Ai me videot e tij është përgjegjës për çka pasoi me 21 janarin dhe kërkoi të shkaktonte të njëjtën gjë me komplotin imagjinar. Në fund të gjithë kësaj loje, Ilir Meta do marrë disa kosto morale, Rama do trembet ndërsa Tom Doshi do zhytet edhe më shumë në borxhe e do besojë se “dora e ngrohtë” që Prifti do i vendosë në sup është ndihma, kur në të vërtetë është thika e fundit. Në delirin e tij të sëmurë, ai e kujton veten mbret, njeriun më të rëndësishëm në vend, ka fobinë se do e vrasin ndërkohë. Një grup shkodranësh të cilin e siguroi Toma, rrethuan shtëpinë dhe zyrën e Priftit për muaj të tërë dhe ai i kundronte nga dritarja e zyrës së tij kur shëtisnin të armatosur ne trotuar. I pushoi nga puna vetëm se iu krijuan probleme me drejtuesit e një pastiçerie. Videot që Toma tregoi në FB nuk i ka bërë vetë, ato mund të jenë bërë me pajisjet e Dritan Priftit, gjithçka, intervista me Durim Bamin, apo filmimi i prokurorit Eugen Beci me trafikantë si Fatjon Skenderaj. Ndoshta me një gur Prifti vret dy zogj. I bënte presion edhe prokurorit për çështjen e Arben Frrokut, të cilit vazhdon t’i marrë paratë dhe ta rrjepe deri në palcë. Për shkak të asaj video, Eugen Beci iku nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ku po hetohet çështja e Arben Frrokut. A kanë lidhje këto dy gjëra? Unë jam i bindur që PO. Ndërsa Adriatik Llalla dyshon dhe mbase me frikën e tij çoi ujin në hambarin e Priftit. Por Prifti ndërsa po “vret” çdo bashkëpunëtor të tij duke e hedhur në aventurë, po i’u rrëmben më shumë zgjuarsi pronat, ndërtesa synim të madh të tij ka kokën e Ilir Metës. Shantazhon Edi Ramën me videot ku Rama i ka dhënë gjuhës më shumë seç duhet dhe mban peng edhe Berishën, të cilit i ka lidhur këmbët me videot që i ka të birit, Shkëlzenit. A ka zgjidhje, sigurisht. Prifti është frikacak. Arrestojeni, nën akuze për “organizim komploti për vrasje”, “pastrim parash”, do jetë nën presion dhe do shkëmbejë favore për tu liruar, do nxjerrë gjithë arkivin e tij të pisllëqeve në shesh. Toma ndoshta doli në konferencë shtypi i nxitur nga  një ish funksionar i drejtësisë së Berishës i cili bëri të njëjtën gjë para disa vitesh,ku nga frika e ndonji precedenti të padëshiruar hodhi hipotezën se po më ndodhi gjë ajo ka si autor Berishën. E njëjta histori vazhdoi edhe në këtë rast por se aktorët dhe faktorët tashmë kanë një kundërshtarë të fuqishëm që dinë shumë më shumë, se të gjithë veç e veç dhe kjo lexohet tek deklarata e e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. Le te shpresojmë që organet e hetimit ti shkojnë deri në fund zbardhjes së të vërtetës