Reagon ashpër Presidenti i PPE: Dënoj prishjen e Tetarit Kombëtar, përdorimi i dhūnës i papranueshëm!

45

Presidenti i PPE-së, Donald Tusk, ka reaguar ashpër pas shembjes së Teatrit Kombëtar ditën e djeshme, ndërsa the se e dënon këtë veprim.

Me një shënim në rrjetet sociale, Tusk shprehet se kjo shkon kundër vlerave evropiane si ruajtja e trashëgimisë kulturore, sundimi i ligjit dhe dialogu transparent.

Presidenti i PPE-së shkruan më tej se po ashtu edhe përdorimi i dhūnës ndaj protestuesve, shoqërisë civile, artistëve si dhe politikanëve të opozitës janë të papranueshme.

Postimi i plotë:

Dënoj shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën, një akt kundër vlerave europiane, si ruajtja e trashëgimisë kulturore, shteti i së drejtës dhe dialogu transparent.

Intimidimi dhe përdorimi i dhūnës kundër protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i parapranuëshëm.

Sundimi i ligjit, pavarësia dhe liria e medias, si dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për përspektivën europiane të Shqipërisë. Shpreh mbështetjen time për PD në luftën e saj demokratike për një Shqipëri më të mirë