Raporti i Freedom House, Kryemadhi: Shqetësim që e kam shprehur që në 2017, djegia e mandateve nxorri në pah fasadën që mbizotëronte

352
Sigal

Në një lidhje me Skype për emisionin ‘Fokus’ në TvT, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se: “Shqipëria ka një demokraci hibride, që do të thotë është në kufirin e autokracisë dhe drejt diktaturës. Nuk është më demokraci. Nuk ka demokraci në kufi midis autokracisë dhe demokracisë. Është midis autokracisë dhe diktaturës.”

Unë kam dy vjet e gjysëm, mjafton të kthehemi në kohë, do të shikoni se që në daljet e mia të fundvitit 2017, që te Zëri i Amerikës në nëntor të 2017 e të tjera me radhë, i keni deklaratat e mia, ku unë them që Shqipëria ka një demokraci hibride, që do të thotë është në kufirin e autokracisë dhe drejt diktaturës. Nuk është më demokraci. Nuk ka demokraci në kufi midis autokracisë dhe demokracisë. Është midis autokracisë dhe diktaturës.

Gjithashtu vlerësohet në këtë raport mjaft dobët sistemi i drejtësisë, që mbetet thembra e Akilit, por edhe liria e medias dhe korrupsioni….

Janë gjëra që ne i kemi theksuar dhe i kemi thënë, të mos harrojmë se sot kemi 180 e ca deputetë të cilët kanë djegur mandatet për të treguar që ka një kapje të sistemit, jo vetëm politik, por edhe të sistemit të drejtësisë dhe çdo hallke tjetër të një institucioni të një shteti demokratik. Kështu që mua nuk më çudit fare, por habitem sesi i paska shpëtuar ky institucion Edi Ramës pa e blerë me paratë e drogës që të bënte një raport që Shqipëria është një nga vendet më demokratike. Ose Zoti Rama nuk i ka dhënë rëndësi këtij institucioni, sepse ka qenë më shumë i fokusuar te konferenca e donatorëve sesa te çështja e demokracisë në Shqipëri.

Por Zonja Kryemadhi djegia e mandateve duket se e ka forcuar dhe më shumë pushtetin e unit, pra pushtetin e kryeministrit?

Unë nuk mendoj kështu. Mendoj se nëse ne do të qëndronim fasadë në Parlament, Rama do të vazhdonte të njëjtën gjë. Do të vazhdonte uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese, uzurpimin e reformës në drejtësi, koncesionet e të gjitha me radhë. Dhe përkundrazi, opozita jo vetëm qe do të bëhej pis, por do të shuante çdo shpresë kundërshtimi apo revolte të kësaj diktature të re që është instaluar. Djegia e mandateve vërtetë duket sikur ka instaluar unin në Shqipëria, por në njëfarë mënyre nxorri zbuluar disa individë, qofshin këta brenda apo jashtë Shqipërisë, të cilët luanin me fasadën e demokratit apo të asnjëanësit, por që nuk tregoi gjë tjetër veçse ishin segmente ndihmuese apo edhe bashkëpunëtorë në instalimin e kësaj situate dhe gjithë sistemit kriminal.