Manastirliu: Zgjerohet fasha orare e vizitave në qendra shëndetësore

321
Sigal

Përmes një postimi në facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se fasha orare e vizitave në qendra shëndetësore do të zgjerohet.

Manastirliu pohoi se pas 11 majit vendoset për fazat e mëtejshme të ri-hapjes së sistemit shëndetësor.

Mesazhi i Manastirliut

Pavarësisht situatës së shkaktuar si pasojë e #COVID19, shërbimi shëndetësor është #garantuar për qytetarët në kohë dhe me cilësi!

Me kujdes maksimal, vijojmë planin e ri-hapjes graduale të sistemit shëndetësor për planifikimet:

Zgjerohet fasha orare e vizitave në qendra shëndetësore e poliklinika.

Por  vijojnë konsultat online për barnat e rimbursueshme dhe rekomandohet që të sëmurët kronikë në gjendje të stabilizuar të shmangin sa më shumë të jetë e mundur kontaktin me institucionet shëndetësore.

Pas 11 Majit vendoset për fazat e mëtejshme të ri-hapjes së sistemit shëndetësor.