Raporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë nga grupi parlamentar i PPE-së, David Lega, jep një tjetër mesazh të fortë për Shqipërinë, një ditë pas kritikave për paketën anti-shpifje të qeverisë shqiptare ndaj mediave, teksa theksonte se kjo mund të rrezikojë kryesimin e OSBE dhe integrimin e vendit tonë.
Përmes një mesazhi në “Twitter” zyrtari i lartë i PE paralajmëron se nëse administrata e kryeministrit Edi Rama kalon sot në Kuvend legjislacionin e medias, atëherë Shqipëria rrezikon seriozisht hapjen e negociatave.