Presidenti Meta publikon spotin e dytë kundër Dvoranit: Nga 15 Janari 2019 ka shkelur detyrën kryesore

416
Sigal

Presidenti Meta ka publikuar spotin e dytë në mbrojtje të Kushtetutës, ku ka përshkruar shkeljet që sipas kreut të shtetit ka kryer Ardian Dvorani, kreu i KED.

Sipas Metës Dvorani ka detyrë kryesore përcjelljen e vendimeve që merr KED, gjë e cila nuk është kryer prej 15 Janari i vitit 2019, për 32 mbledhje me radhë.

Meta deklaron në video se publikimi i Arta Vorpsit në fletoren zyrtare është një shkelje e vetë Kushtetutës, pasi kreu i KED nuk ka kompetencë mbi ligjin themeltar të shtetit.

Postimi i Metës:

Të dashur qytetarë,

Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju.