Rama sqaron taksistët dhe dentistët: Kemi bërë një korrigjim

390
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot edhe taksistët e refuzuar nga Tatimet për bonusin apo pagën e luftës.

Sipas Ramës, edhe për taksistët edhe për dentistët, është bërë një ndërhyrje në sistemin kompjuterik për të ndarë ata që janë në biznes të vogël dhe që meritojnë pagë lufte, apo ata që janë biznes i madh dhe meritojnë bonusin.

“E vërtetë se është bërë një korrigjim më pastaj nga nevoja për të ndarë taksitë nga shërbimet e transportit që janë biznes i vogël nga ato që janë biznes i madh, të gjithë punonjësit e transportit që janë biznes i madh do marrin 400 mijë lekë, ata që janë shërbim taksi biznes i vogël do marrin tre herë pagën e luftës.

E njëjta gjë edhe për dentistët. Ata që kanë qenë jo, të refuzuar, kanë qenë më parë, janë bërë këto dy korrigjime që kanë ardhur si rezultat për të ndarë në sistemin kompjuterik të mëdhenjtë nga të vegjëlit”, tha Rama në Opinion.