Rama: Shqipëria po bëhet gati për në BE, pavarësisht gjendjes së brendshme të Bllokut

178
Sigal

Në një editorial për Politico.eu, kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se synimi i Shqipërisë është integrimi në BE.

Kryeqeveritari thotë se Bashkimi Europian nga ana tjetër po tregohet i paaftë që të përmbushë premtimet e saj duke humbur fytyrën me mbrojtësit e saj më të fortë.

Ai thekson se nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të shkojë në BE, ndoshta BE mund të vijë tek ne. Edhe pse tashmë integrimi po mbetet peng i vetos së Bullgarisë, Rama kërkon nga BE që ajo të jetë më mbështesë me rajonin ekonomikisht dhe të ndërmarrë hapa praktikë që 4 liritë e BE-së të fillojnë në rajon përmes “Open Balkan”.

“Tetëmbëdhjetë vjet më parë, në Samitin e 2003 Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Selanik, na u tha se “e ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Evropian”. BE-ja që atëherë ka përsëritur “mbështetjen e saj të qartë” për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi samitet mbahen tani çdo vit dhe të njëjtat deklarata përsëriten. Por mund të jemi ende në 2003.

Në atë kohë, kryefjala e BE-së ishte “zgjerimi”. Tani, mbështetja e qartë e Evropës duket se është bërë kontigjente dhe ndoshta grindjet e brendshme të bllokut nënkuptojnë se premtimi për zgjerim duhet të anulohet përkohësisht. Megjithatë, ne nuk presim thjesht BE-në.

Ne po përgatitemi për të dhe po krijojmë mundësi për njerëzit tanë. Besoj se shqiptarët janë ndër komunitetet më pro BE-së në Evropë.

Kur komunizmi u shemb dhe ne ishim të lirë të zgjidhnim rrugën tonë, ne zgjodhëm Brukselin.

Që atëherë, ne kemi bërë gjithçka që na kërkohet në aplikimin tonë për anëtarësim. BE -ja mund të jetë e paaftë për të përmbushur premtimet e saj, por Shqipëria është akoma e përkushtuar ndaj idealeve evropiane, dhe ne me shumë mundësi do t’i qëndrojmë besnike parimeve të saj themeluese, edhe pasi anëtarët e saj i kanë lënë ato prapa.

Brezat tanë të ardhshëm meritojnë të gëzojnë shpërblimet e anëtarësimit, por ne jemi peng i të njëjtave forca historike të ndarjes që BE-ja u krijua për të eliminuar. BE -ja duhet të pranojë se po humb fytyrën me mbrojtësit e saj më të fortë, ndërsa përparimi ynë drejt anëtarësimit bllokohet nga vetëm një veto e çuditshme e kolateralit-Bullgaria.

E njëjta pasiguri vlen edhe për Maqedoninë e Veriut – e cila ka shkuar aq larg sa ka ndryshuar emrin – dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët tani janë më pak të lirë të udhëtojnë se më parë, edhe pse i kanë përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së”, tha Rama.