Braimllari: “Kryeministri nuk duhet të vendosë nxënësit nën diktatin e trafikut”

469
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari u shpreh dje se Kryeministri do të vendosë nxënësit nën diktatin e trafikut. Nxënësit nuk ruhen nga diktati i uniformës së policisë. Deputeti Braimllari tha se ka ende në kërkim oficerë policie për trafikimin e lëndëve narkotike, kurse Rama nuk ka reaguar ende. POSTIMI I PLOTË: Kryeministri qesharak duhet të kuptojë që shkollat dhe nxënësit nuk ruhen nga diktati i uniformës së policisë. Ky Kryeministër nuk mundet të vendosë nxënësit nën diktatin e trafikut. Janë ende në kërkim oficerë policie për trafikimin e lëndëve narkotike. Akoma nuk kemi një reagim të kryeministrit për këtë çështje. Me urdhrin e këtij kryeministri u përdorën në fushatë dhe po me urdhër të këtij kryeministri menaxhuan projektin e kanabizimit të vendit. Qytetarët nuk kanë nevojë për një kryeministër që u propozon projekte të diktuar nga trafiku dhe oligarkia.