Rama shpërthen ndaj banorëve në Kombinat: O Zot i madh! Shkoni pyesni kryetarin e PD në Farkë…

353
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka takuar banorët e Kombinatit, të cilët kanë zbrazur shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti dhe po presin ndërtimin e apartamenteve të reja. Në një moment, Ramës që ishte shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ministrja Belinda Balluku dhe Arben Ahmetaj, iu sos durimi pasi të gjithë po i flisnin në të njëjtën kohë dhe tha “O zot i madh” teksa shfryu.

Ndërsa një banori i shpjegonte se nëse ka tre kurora në një shtëpi, do të marrin tre shtëpi dhe këtë sipas Ramës e vërteton më së miri rasti i Farkës.

Pjesë nga biseda

Rama: Nëse ti kishe tre kurora në një shtëpi, do marrësh tre shtëpi.

Banori: Jo nuk bëhet në asnjë vend të botës. Nëse ti do e bësh këtë, do marrësh gjithë votat e Kombinatit. Nëse ti nuk e bën, ke humb këtu në Kombinat.

Rama: Nuk e bëj unë këtë, e kemi në ligj, nuk është se po ta them unë ty sot. Shko tek kryetari i PD në Farkë, e ke në Facebookun tim, hape, ishin një shtëpi, katër kurora. Tani kanë katër shtëpi në truallin e tyre, shko shihe. Shko pyete, është e vërtetë thuaji.