Rama prezanton drejtuesit e rinj politikë në qarqe, largon Taulant Ballën nga Elbasani

200
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar  drejtuesit e rinj politikë të qarqeve në Asamblenë e Partisë Socialiste. Taulant Balla largohet nga qarku i Elbasanit, të cilin e ka drejtuar prej vitesh dhe emërohet në Fier. Vendin e tij në Elbasan, Rama ia ka besuar Damian Gjiknurit, kurse në Vlorë shkon Arben Ahmetaj.

Tiranën, kryesocialisti ia ka besuar sërish kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa Elisa Spiropali shkon në Kukës.

Drejtuesit e qarqeve:

Taulant Balla, Fier

Damian Gjiknuri, Elbasan

Arben Ahmetaj, Vlorë

Edona Bilali, Shkodër

Elisa Spireopali, Kukës

Ardian Çela, Durrës

Bledi Çuçi, Berat

Ulsi Manja, Dibër

Blendi Klosi, Lezhë

Erion Veliaj, Tiranë

Mirela Kumbaro, Gjirokastër