OSBE/ODIHR, Glover: Në zgjedhjet e 30 qershorit nuk u morën parasysh interesat e elektoratit

510
Sigal

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Tiranë jane ne konferencë për shtyp. Shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glove do të paraqesë gjetjet dhe përfundimet paraprake mbi mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor më 30 qershor.

Glover jep vlerësim zyrtar të procesit zgjedhor mbi pajtueshmërinë me angazhimet e OSBE-së, standardet për zgjedhjet demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.

Glover: “Ajo që ndodh para ditës së zgjedhjeve është me e rëndësishme. Ne jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar apo axhendë të fshehtë. Jemi të paanshëm dhe lëmë faktet të flasin. Nuk na intereson kush i fiton zgjedhjet. I Vlerësojmë në bazë të përputhshmërisë së tyre. Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje ndërsa qeveria qe e vendosur për ti mbajtur këto zgjedhje pa opozitën.

Misioni vëzhgues i Zyrës së OSBE-së përbëhet nga 174 vëzhgues nga 33 vende të ndryshme.

Ky është i vetmi grup ndërkombëtar vëzhgimi në terren në Shqipëri që monitoir zgjedhjet e së dielës pas anulimit të vëzhguesve nga ana e Këshillit Evropian në moment të fundit.