Rama pranon krimin mjedisor: I kemi lënë vetë plehrat në Durrës, tani do t’i çojmë në Sharrë

331
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka pranuar mbrëmjen e sotme se krimi mjedisor në Durrës dhe në Manzë është i qëllimshëm.

Ai tha se prej kohësh është lënë në këtë gjendje nga vetë Bashkia e Durrësit pasi nuk mund të çohen në Porto Romano dhe për t’i çuar në Tiranë në landfillin e Sharrës duhen para.

Rama gjithashtu tha se paratë e transportit do t’i paguajë qeveria, duke marrë kështu edhe rolin e shpëtimtarit për qytetarët e durrësit dhe Manzës të cilët prej kohësh pombyten nga era e keqe dhe sëmundjet që shpërndajnë mbetjet.

Gazetarja: Situata e mbetjeve në Durrës? Çfarë do të ndodhë në qytet sa i përket kësaj çështjeje?

Rama: Faleminderit për pyetjen se më jep mundësi të shpjegoj arsyet e këtij ngërçi dhe zgjidhjet e tij. E gjitha lidhet me një transformim shumë të rëndësishmë që ne kmei nisur për të çliruar totalisht Durrësin nga zona kanceroze e porto Romanos ku siç e dini kemi marrë përsipër ndërtimin e një projekti ambicioz për ndërtimin e një projekti të madh urban pikërisht aty ku për dekada ishte një zonë me vargmale plehrash me mbi popullim derrash. Pas tërmetit në situatën e befasishme ku u gjendem ne përshpejtuam vënien në lëvizje të projektut duke përdorur të gjitha inertet e rrënojave duke fuilluar sistemimin e terrenit atje. Këto ditë që flasim po kryehet procesi i negocimit me Bahskinë e Durrësit dhe me agjensinë përkatëse dhe shumë shpejt brenda javësh do të kemi një marrëveshje përfundimtare të negociuar për të bërë lëvizjen e të gjitha inerteve të Bashkisë Durrës drejtë Landfillit të Sharrës. E kuptoj edhe pse Bashkia e Durrësit ka hezituar në këtë situatë, pasi është kostoja e transpirtit, sepse ëhstë gjë tjetër t’i çosh nga Durrësi në periferi dhe tjetër t’i çosh në Tiranë afër Kombinatit. Prandaj për këtë pjesë do ta paguajë qeveria transportin.

Kujtojmë që Landfilli i Sharrës prej kohësh ka një lumë akuzash, i cili quhet ndryshe dhe lavatriçja e pastrimit të parave, ku shpesh aksioner në këtë landill është përmendur edhe kryeministri Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj dhe biznesmeni Klodian Zoto.