Rama në SHBA, takon sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo

525
Sigal

Pasditen e sotme, Kryeministri Edi Rama, ka takuar sekretarin Amerikan të Shtetit, Mile Pompe, gjatë vizitës së tij në SHBA, ku ka shkuar në cilësinë e Kreut të Misionit të OSBE-së.

Rama ka publikuar nje video në “facebook” nga prezantimi para mediave, në hollin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ndërsa pjesë e axhendës së takimeve është edhe Këshilltari i Sigurisë i Presidentit amerikan, Robert O’Brajan.

“Washington D.C- Në Departamentin Amerikan të Shtetit me Sekretarin, Mike Pompeo”, shkruan Rama në facebook.

Washington D.C- Në Departamentin Amerikan të Shtetit me Sekretarin Mike Pompeo 🇦🇱🤝🇺🇸

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 5. Februar 2020