Rama: Miratimi i buxhetit 2017, arritje që shmangu greminën

508
 Kryeministri Edi Rama ka komunikuar sërish sot me qytetarët shqiptarë përmes faqes së tij të ‘Facebook’, ashtu siç është bërë rutinë e çdo të diele. E sigurisht komunikimi javor kësaj radhe i kushtohej buxhetit 2017, si dhe rritjes së pagave dhe pensioneve.
“Vetëm me këtë buxhet, ne spostojmë në një vit 100 mln dollarë. Kemi postuar 440 mln dollar në 4 vjet. Rritje të rrogave për policinë e Shtetit. Mos harroni se na është dashur të shlyejme një mal 720 mln dollarë boxhe të fshehur mbi tavolinë sa m orum vetyrën. Ne mundësuam shmangien e greminës financiare. Sot kemi ekonomi që do të rritet 3.3-3.5 %. Do kemi më shumë zhvillim dhe më shumë mirëqenie. E kishim në fyt lakun e taksës së sheshtë.”, tha Rama.
Nga ana tjetër ai theksoi se do të rritet lista e barnave të rimbursushme. Ai pohoi se 600 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga skema e re.
Rama ripërsëriti edhe njëherë frazën jo të panjohur për publikun, duke shtuar se dhe vet ai ishte i pakënaqur deri më tani me gjerat që janë bërë.
“Nuk jam aspak i kënaqur me veten dhe qeverinë që drejtohej dhe s’dua të mendoni se shihni ça pune të hatashme kemi bërë. ‘Çohu në këmbë dhe brohorit” Aspak, jam unë më i pakënaqur për atë që është bërë. Unë e di se sa shumë njerëz janë ende larg rrugës së ndryshimit rrënjësor, deri në fshatin më të largët dhe vendin më të largët. E di se sa kanë nevojë shqiptarët që kanë nevojë për këtë shtet. Arritjet dhe rezultatet janë tërë rëndësishme që ti ndajmë me njëri-tjetrin me fakte dhe shifra reale. Na ndihmon. Për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, për mos të humbur gjeneratën tjetër.”, përfundoi kryeministri.
Sigal