Rama me Borrell dhe Osmanin në selinë e BE në New York: Para drekës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Rama shprehet se takimi me Osmanin është realizuar para drekës së punë që Borrell do të ketë me liderët e Ballkanit Perëndimor.

NOA

“Selia e BE, New York – Me Vjosën përpara drekës së punës së shefit të diplomacisë europiane Joseph Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Kryeministri.