Rama mbledh deputetët dhe kryebashkiakët e Qarkut të Vlorës

455
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e njësive vendore në qytetin e Vlorës, ku janë të pranishëm deputetët dhe kryebashkiakët. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe deputetët Andrea Marto, Koço Kokëdhima dhe Mira Shehu. Ndërsa, është bërë e ditur se kanë munguar në këtë takim deputetët Fatmir Toçi dhe Valentina Leskaj. Ndërkohë, ky është takimi i dytë për kryeministrin Edi Rama në qytetin e Vlorës, pas atij për pronat, ku u nënshkrua marrëveshja ndër-institucionale. “Grup pune për të orientuar dhe koordinuar punën në qeverisjen vendore. Grupe të përbashkëta pune për vendimmarrje”, ka thënë Rama.
Sigal