Rama kopjon sërish opozitën/ Ja ç’thoshte për TVSH-në para dy vitesh

309
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili vijon të reagojë ndaj deklaratave të bëra sot nga kryeministri Edi Rama në përpjekjen e tj për të argumentuar se marrja e një borxhi të ri prej 650 milionë eurosh është arritje e jashtëzakonshme.

Në reagimin e tij, Vasili publikon një deklaratë të kryeministrit Rama i cili akuzonte dy vite më parë opozitën si mbrojtëse të informalitetit në vend, sepse kërkonte të hiqej TVSH-ja për biznesin e vogël.

Por 24 muaj më pas kësaj deklarate, sqaron Vasili, Edi Rama lajmëroi sot se do ta heqë taksën për biznesin e vogël.

“Ju lutem shumë shikojeni këtë VIDEO.

Dy vjet më parë Edi Rama akuzonte opozitën si mbrojtëse të informalitetit, sepse kërkonte të hiqej TVSH-ja për biznesin e vogël.

Ja çfarë thoshte Rama:

“Opozita front në mbrojtje të INFORMALITETIT. Ne mbrojmë njerëzit e zakonshëm. Asnjë biznes pa TVSH = FUND mashtrimit me lekët e popullit”.

Sot, po vetë ky Edi Rama thotë se do ta heqë TVSH-në për biznesin e vogël dhe thotë:

“Unë do ju them biznesit të vogël se do ju heqim TVSH”.

Po të kishte turp ky kryeministër i shpërlarë nga personaliteti duhej të jepte dorëheqjen.

Po ky s’ka turp!!”, shprehet në reagimin e tij, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Po ky s’ka turp!!”, shprehet në reagimin e tij, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Po ky s’ka turp!!”, shprehet në reagimin e tij, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.