PD, Basha: Jemi në krah të naftëtarëve.Të hetohet afera Armo

627
Sigal

 

 

Prononcim i Kryetarit të Partisë
Demokratike Lulzim Basha
pasi pa nga afër gjendjen e të
plagosurve nga shpërthimi ne rafinerinë e Ballshit. 

 

Dua
të falënderoj personelin mjekësor për përkushtimin me të cilën i kanë ardhur
ndihmë të lënduarve. Doktorët po bëjnë të gjitha përpjekjet në radhë të parë
për të siguruar jetët e tyre e në veçanti dy të lënduarve rëndë dhe që janë po
kështu në moshë të thyer dhe për rikuperimin e dy të tjerëve.

Kemi
ndërkohë një të vdekur, Shkëlqim Muçën babain e pesë fëmijëve. Dua t’i shpreh
ngushëllimet më të ndjera familjes së tij si dhe t’i uroj katër të plagosurve
këtu në spital dhe të plagosurve të tjerë në Fier dhe në Mallakastër shërim sa
më të shpejtë. Falënderoj edhe një herë personelin mjekësor që është gjendur
pranë me ndihmë të menjëhershme dhe t’i siguroj siolidaritetin dhe për ndjekjen
e vazhdueshme të problematikës së tyre deri në shërim të plotë nga ana e
përfaqësuesve tanë.

Dje
ndodhesha në Mallakastër disa orë përpara shpërthimit në një takim me
strukturat e PD, por dhe me naftëtarët. Në fakt siguria në punë ishte një nga
çështjet që diskutuam, sikundër dhe statusi i naftëtarit, kushtet
jashtëzakonisht të vështira në të cilët që punojnë. I sigurova dje nga Ballshi
dhe dua t’i siguroj dhe sot se PD dhe unë personalisht, deputetët tanë, grupi
parlamentar do ta ndjekim këtë çështje deri në fund. Ne kemi ngritur dyshimet
tona, shqetësimet tona për mënyrën jotransparente të privatizimit klientelist të
ARMO-s. Kemi dyshime të mëdha për përfitimet e jashtëzakonshme dhe ku shkojnë
këto përfitime, se qartësisht nuk kanë shkuar për të përmirësuar sigurinë në
një uzinë që kishte 6 muaj pa u ndezur.

Kemi
dyshimet tona të mëdha përsa i përket shfrytëzimit pa asnjë kriter të krahut të
punës, të naftëtarëve. Kemi përgatitur prej dy javësh një kërkesë për një
komision hetimor për këtë çështje. Ngjarja e sotme e kthen me forcë në vëmendje
të opinionit publik domosdoshmërinë për zbardhjen e kësaj afere.

Por
ajo që dua të them sot edhe një herë është keqardhja e madhe për humbjen e
jetës së Shkëlqim Muçës, babait të pesë fëmijëve dhe për lëndimin e shumë
naftëtarëve të tjerë, punonjësve të tjerë të rafinerisë. Dhe i siguroj se
Partia Demokratike do të qëndrojnë pranë tyre, pranë familjeve të tyre. Unë do
të udhëtoj prapë sot drejt Mallakastrës për të parë edhe të plagosurit e tjerë
dhe për të vizituar familjen e të ndjerit.

Naftëtarët
ndjehen të braktisur, të shfrytëzuar, të lënë pas dore,  të harruar; siç
ndihen edhe të përmbyturit. Kjo është për fat të keq një ditë tjetër kur
kryeministri nuk është në krye të detyrës por është  në majë të avionit
për të shkuar tek një tjetër ekspozitë që ka kushtuar miliona lekë, qindra
–mijëra dollarë.

Do të jemi bashkë,
pavarësisht se Edi Rama ka braktisur detyrën e tij dhe rend pas pasurisë dhe
famës së tij personale në ekspozita luksoze.