Rama “këshilla” lojtarëve shqiptarë: Çlirohuni nga emocionet

406
Kryeministri Edi Rama ka shkruar në Facebook për ndeshjen që po luhet në “Elbasan Arena” mes Shqipërisë dhe Portugalisë. Kryeministri Rama ka shkruar se lojtarët duhet të çlirohen nga emocionet dhe të luajnë si zakonisht. Sipas tij, kjo do t’iu japë atyre pikën që iu duhet. “Nëse çlirohemi nga emocionet dhe luajmë si zakonisht në herët e fundit kemi çdo mundësi të marrim pikën që na duhet”, është shprehur Rama. Ndërkohë, ka nisur pjesa e dytë, ku vazhdon të jetë rezultati 0-0. 
Sigal