Rama i përmend Blushit të gjithë shokët që iu bënë ministra

534
Edi Rama doli me një fjalim të shkruar për Ben Blushin nga foltorja e kuvendit, ku shpjegoi se mllefi i kreut të LIBRA vjen nga fakti që ai nuk u bë ministër. Dhe për ta ngacmuar akoma më shumë, Rama i kujtoi emrat që ishin bërë deri atëherë ministra si Klosi, Beqja, Tahiri apo Shalsi.

FJALIMI I RAMËS
Më vjen shumë keq, madje shumë për ca të rinj që ngatërrojnë derën e bibliotekës me të partisë së tij, mbi derë shkruhet libra por brenda ka vetëm një shkrimtar”- e nisi fjalën e tij Rama.

Ky është sot miku im beni të dashur shokë të tij, e kam dëgjuar vetë shpesh prej jush se si është rropatur duke recituar hartime të mbushur me mllefin e vet të pangushëllueshëm, të krijojë personazhin në sytë e atyre që se njohin se janë shumë të rinj dhe e përdorin mandatin e tyre të pafajshëm për të bërë fajin banal të baltosjes, zi e më zi, Sali e më Sali, shto katran e shto bojë në këtë foltore.

Edhe sot kështu, ti nuk meriton minuta dhe fjalë nga koha dhe puna jonë, shijoje karrigen e deputetit socialist të Elbasanit që e ke zënë padrejtësisht dhe e ke shfrytëzuar për hesapet e tua personale. Ky është shpjegim nga ana jonë e imja, për ata që s’të njohin, apo deshifrojnë dot nga larg, që ua ndjej për borxh tu them se personazhi yt më i ri kryetari i 2019 partive është një xhaketë jo vetëm e vjetër në garderobën e politikës sonë por e kthyer mbrapsh më 20 vjet me radhë. Po e jap përgjigjen edhe si borxh ndaj shokëve tanë e të tij, të cilëve u kishe rezervuar nga kjo foltore një nga bataretë e tij prej gojështhururi, një shpërthim shembullor.

E vërteta e vjetër që ne e dimë prej shumë kohësh është që Beni vdes për pak ministër, aq shumë vdes për pak ministër sa është gati të rilindë në lëkurën e një personazhi për tu dukur si politikan i ri në librin e vjetër të politikës.

Jo ti vdes të bëhesh pak ministër, por ke vdekje me tepri që të tjerë bëhen ministra e tij jo, Tahiri u bë ti jo, Klosi u bë ti jo, Beqaj u bë ti jo, Çuçi u bë e ti jo.

Por mirë ore shpëtimtari i vendit se me erdhi shumë zor kur më treguan si iu lëshove Blendi Klosit me fjalorin e një karrocieri të dehur, po si mund të ishe ti minstëër ku në Elbasan more rezultatin më të dobët në 12 qarqe, kurse Klosi që ushëhoqi Durrësin e mori rezultatin më të mirë në 12 qarqe.

Po mirë ore strateg i paprovuar i vendit që si ish ministër dy herë në kohën e Fatosit bëre dy vrima të mëdha në ujë, që nga qeveria e Ilirit u shkarkove flutrimthi si zëvendëministër i jashtëm se hape një gropë të madhe, që Beqaj ty të jep ujë në bisht të lugës kur flitet për programin e reformës, e di e di fare mirë.

Si mund të ishe ti ministër që kur drejtove një ministri goxha të madhe të pushtetit vendor dhe do bëje kartat e identitetit dhe reformën territoriale, nuk qullose as njërën dhe as tjetrën.

S’ke shumë faj se ti je një mendje madh i pashërueseshëm që nuk e kupton dot nëse duhet të jetë Sajmiri ministër apo ti është njësoj si të diskutosh nëse Champions duhet ta fitojë Juve apo Shakohoxha.

Parlamenti ka vend edhe për gënjeshtar si puna jote, PS siç tregoi koha ka aq shumë ministra më të zotë se ti për Shqipërinë se sa ti dhe personazhi yt i ri me partizën tënde të re. E di që edhe sot nuk ke si e voton ti Oltën që ka një përkushtim për punën që ti nuk e ke. As Ogertën, as Shalsin dhe as Fatmirin.

Tani vazhdo bjeri legenit të çadrës por të lutem na e kurse betimin që nuk ke lidhje me ulluqet e ujërave të zeza mediatike të çadrës.

Kush të njeh o miku im i padreqshëm, e di që me ty mund të kalohet bukur darka, por me ty nuk shkohet asgjëkund në mëngjes. Ke një dreq zakoni që çdo dhjetë hapa i fut stërkëndëshin shokut.
Sigal