Rama i nxjerr pa leje faturën e dritave, Basha: O gomar e zog gomari!

444
Kreu i opozitës ka ashpërsuar gjuhën nga kryeministrit Edi Rama. Pasi e konsideroi qeverinë e tij qeveri leshi, Basha iu drejtua sot Ramës “gomar e zog gomari”.

Shkas mori nga debati në distancë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, e ku Basha nuk e pritur mirë faktin se Rama për të mbrojtur tezën se nuk është rritur energjia i publikoi pa leje kryeopozitarit faturën e energjisë.

Basha: Shikoni mashtrimet me të cilat ushqen ditë për ditë popullin e vet. Dje po flisnim për gjendjen ekonomike, ku fjala mbizotëruese është nuk ka lekë dhe diskutuam pse nuk ka. Janë rritur çmimet, taksat, faturat, është rritur fatura e energjisë. Ky bylmezi bashkë me një qymez paskan nxjerrë faturën e energjisë time, se nuk duan t’ia dinë për ligje fare. Derisa marrin faturën e kryetarit të opozitës merreni me mend se çfarë bëhet me faturat tuaja. Shteti i leshit. Kam marrë kritikë nga një gazetare që e vlerësoj shumë, po themi shteti i akrilikut, se leshin e ka shumë, është bio të paktën.

Normalisht që po të marrësh informacion të tillë të privilegjuar duhet të marrësh lejen time si qytetar. Jo më si kryetar i opozitës, mbrohet privatësia.Jo nuk duan t’ia dinë. Po shumë mirë, nuk kam gjë për të fshehur për faturën e energjisë. Po pse more gomar dhe zog gomari për faturën time u ankova unë? Për faturën time jam këtu unë? Por unë nuk jam këtu për faturën time, se është e vërtetë që për ata që harxhojnë mbi 300 kilovat i ke ulur çmimet, e kam fjalën për 75% të shqiptarëve, që janë shtresa më e varfër. Këtë thamë dje, këta paguajnë më shumë dhe se luan as topi.Njerëzit që konsumojnë më pak se kanë më pak mundësi paguajnë më shumë.

Teksa vlerësoi pluralizmin, Basha tha se në asnjë ditë të vetme të tij nuk ka arritur të kthehet në demokraci të vërtetë.

Basha: Pluralizmi ndonëse ka arritjet e veta të padiskutueshme asnjë ditë të vetmen nuk ka arritur të kthehet në demokraci të vërtetë, që do të thotë sundim i qytetarëve. Që të vijë kjo ditë, disa e standartit europian nuk ka rrugë tjetër përveç zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Përndryshe nuk kemi realitet demokratik, asnjë gjeopolitikë europiane, po në ëndrrat më të këqia të satrapëve ballkanikë që kujtojnë se pas 27 viteve hapje mund të nënshtrojnë popujt e tyre dhe tu shërbëjnë fasadat dhe propagandën për demokraci ndërkohë që sundojnë në oligarki ku ekonomia politika dhe gjithça vendosen nga një grup njerëzish. Komploti i politikës kundër qytetarëve do marrë fund nga ky shesh me zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Sigal